Trajnim për kuadrin arsimorë si ti përdoren metodat interaktive

07.05.2016 17:11

Shtatë mijë mësimdhënës nga të gjitha shkollat e mesme të vendit filluan trajnimin në kuadër të proektit “Metodat dhe teknikat bashkëkohore të mësimit”....

Projekti ka për qëllim ta përmirësojë cilësinë e mësimit interaktiv në shkollat e mesme të Maqedonisë.

Projekti zbatohet me mbështetje të “University Kolege” nga Londra. Deri në fund të qershorit, trajnimet duhet të përfundojnë në të gjitha shkollat e mesme, ndërsa në shtator do të fillojë monitorimi në shkolla.

Në ditën e parë të trajnimit të mësimdhënësve, zëvendësministri i Arsimit dhe Shkencës Spiro Ristovski theksoi se bëhet fjalë për një nga projektet dhe proceset më të rëndësishme të cilat MASH-i dhe Byroja i zbatuan gjatë këtij viti shkollor.

Derisa drejtoresha e Byrosë së arsimit Vesna Horvatoviq ka bërë të ditur se mësimdhënësit do të marrin certifikatë e cila njihet nga Byroja për zhvillimin e arsimit dhe nga “University Kolege” nga Londra dhe se kjo do t’u ndihmojë në zhvillimin e tyre profesional dhe në karrierë.

“Trajnimi përbëhet nga trajnim teorik tetë orësh dhe mbështetje tetë orësh në vetë shkollat nga ana e këshilltarëve. Do të thotë, jo vetëm trajnim i cili tani do ta dëgjojnë mësimdhënësit, por edhe gjatë vitit shkollor do të vizitohen nga këshilltarët, me qëllim që t’u ndihmohet atje ku kanë nevojëpër ndihmë dhe që të dëgjohen sugjerimet e tyre për përmirësimin e procesit mësimor”, tha Horvatoviq.