Atanasov, "nyja e lëkurës" te bagëtitë përhapet me shpejtësi

07.05.2016 17:37

Sëmundja e bagëtive e njohur si "nyja e lëkurës" po përhapet me shpejtësi të madhe bëjnë të ditur nga Agjencia për Veterinari...

Sëmundja është zbuluar Demir Kapi, Shtip, Vasilevë, Bosilovë, Rdovish, Strumicë, Novo Sellë dhe Dellcevë, ndërsa çdo dit zbulohen edhe raste të reja.

Kjo është pasojë e mosvaksinimit në kohë, ndërsa vaksinat pritet të arrijnë për një muaj.

“Do të jetë e vështirë për fermerët. Do të ketë ngordhje në masë, dhe pasi masat janë të tilla do të duhet të vriten kafshët. Ky është shkaku i mos blerjes së vaksinës, nuk janë marrë masa dhe nuk ka filluar vaksinimi në kohë i kafshëve” – tha Zoran Atanasov, këshilltar në Ministrin e Bujqësisë.

Fermerët që në fermat e tyre e kanë të përhapur këtë sëmundje nuk guxojnë të shesin qumësht dhe mish sqarojnë kopetentët, sipas të cilëve  kjo situatë do të çojë në reduktimin e fondit të bagëtive. (Vlora Latifi – Topojani, TVM2)