Përplasje LSDM-VMRO, akuza për keqpërdorime të fondeve bujqësore
Zëvendësministri plotësues i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave Lupço Nikollovski akuzoi për keqpërdorime me paratë nga fondi për projektin “Ndihmë japoneze” në resorin bujqësi...

Nikollovski duke prezantuar Raportin e Komisionit për menaxhim të mjeteve nga ndihma e Qeverisë japoneze, tha se firmës “Faktor konstalting” nga xhiro-llogaria e fondit kompenzues i është kryer pagesë e tre milionë denarë ve apo 50 mijë euro për paushall mujor dhe pagesë të borxhit.
“Në mënyrë plotësuese nga kjo llogari janë tërhequr rreth 9 milionë denarë apo rreth 150 mijë euro, të holla për të cilat Komisioni i Ministrisë konstaton se nuk ka mbulesë se si dhe pse janë tërhequr nga subjekti juridik dhe për këtë me shkrim e informon ministrin Cvetkov më 30 shtator të vitit 2015”, deklaroi Nikollovski.
I menjëhershëm ka qenë demanti i zv. ministrit Vanço Kostadinovski, i cili ka konsideruar se Nikollovski nuk ka ide dhe oferta projektesh konkrete për përmirësimin e bujqësisë ose gjendjes me bujqit.
Në një far mënyre Kostadinovski pranon keqpërdorimet, por thotë se ato kanë ndodhur në kohën e ministrit Sllavko Petrov, kurse hetimet do të vërtetojnë se ka patur lëshime.
