Vardari nesër shpallet kampion?
Gjatë ditës së nesërme, duke filluar nga ora 16.00, do të zhvillohen ndeshjet e xhiros së 31-të në fazën e plej ofit dhe të 32-të të plej autit...

Gjatë ditës së nesërme, duke filluar nga ora 16.00, do të zhvillohen ndeshjet e xhiros së 31-të në fazën e plej ofit dhe të 32-të të plej autit, pas të cilave, me shumë gjasa do të mësojmë edhe emrin e kampionit të Maqedonisë në futboll, për sezonin 2015-2016.
Kampionit në fuqi dhe liderit ackual Vardarit, për të mbrojtur titullin, i nevojitet vetëm një pikë ndaj Shkupit, në ndeshjen që do ta luaj si nikoqir, por vetëm në qytetin e Probishtipit.
Nga ana tjetër, Shkëndija, me mendime tani më nga finaleja e kupës dhe trofeu i garës më masive, në Gostivar do të prêt Sileksin, pasi stadiumin e Qytetit në Tetovë, “kuqezinjët” e liruan për Renovën, skuadër kjo e cila ndaj Horizontit, do të luaj takimin më të vlefshëm të sezonit, që e ka vlerën e mbijetesës në shoqërinë elitare. (Mustafa Ademi, TVM2)
KAMPIONATI FUTBOLLISTIK
Play off – java e 31-të
Nesër, ora 16.00:
Shkëndija – Sileksi
Vardari – Shkupi
Bregallnica – Rabotniçki
KAMPIONATI FUTBOLLISTIK
Play out – java e 32-të
Nesër, ora 16.00:
Renova – Horizont T.
Metalurgu – Mlladost C.D.
