Mustafi zëvendësues i Humels te Dortmundi?
Borusia Dortmund do të përpiqet të forcojë radhët e veta me mbrojtësin defansiv të Valencisë, Shkodran Mustafin, nëse Mats Humels largohet gjatë kësaj vere...

E gjithë kjo, pasi Humels deklaroi se dëshiron që të braktisë nënkampionin gjerman pas tetë vjetësh, ndërsa klubi i tij i ardhshëm pritet të jetë Bajern Munih.
Marrëveshja e Humels me Borusinë skadon në verën e vitit 2017, por duket se kapiteni i klubit nga Dortmundi qysh në afatin kalimtar do të ndërrojë stadiumin.
Zëvendësimi i tij eventual, Mustafi luan sezonin e dytë për Valencinë, ku ka ardhur nga Sampdoria e Gjenovës. Më herët ka luajtur për Evertonin, por kurrë nuk ka luajtur për klubin gjerman edhe pse është reprezentues i kombëtares.
Mustafi dhe Humels kanë qenë pjesë e kombëtares gjermane, e cila në vitin 2014 në Brazil u bë kampion bote.
Sipas shkrimeve të mediave gjermane, për Mustafin interesim ka shprehur edhe kampioni i Italisë, Juventusi.
