Lëvizja civile “Protestoj”, protesta në disa qytete dhe para RTVM-së

07.05.2016 18:34

Derisa zgjidhja e krizës politike në vend nuk duket afër, Lëvizja Civile “Protestoj” vazhdon sot me protestën e 19-të me rradhë...

“Revolucioni  Laraman”, kundër vendimit të presidentit Gjorge Ivanov për faljen e politikanëve edhe sot filloi para prokurorisë special në Shkup, ndërsa në fokus sonte është çështja e mediave, prandaj protestuesit kanë paralajmëruar se do të protestojnë edhe para Radio Televizionit të Maqedonisë, pasi sipas tyre sevisi publik po mbron interesat e pushtetit.

Protestoj, për sonte ka paralajmëruar protesta edhe në  Kërçovë, Koçan, Manastir dhe Strumicë.