Proceset gjyqësore nën ndikim të politikës, për vendime të drejta, me gjyqësor të unifikuar
Juristet dhe ekspetet ne vend vlerësojnë se tani është koha e duhur për një unifikim gjithëpërfshirës në sistemin gjyqësor...

Juristet dhe ekspetet ne vend vlerësojnë se tani është koha e duhur për një unifikim gjithëpërfshirës në sistemin gjyqësor, që do të ndikonte jo vetëm në përmirësimin të imazhit të gjykatave besimi i cili per shkak të mungesës së efikasitetit dhe transparences është i humbur, por dhe do të mundësonte gjithashtu një epilog ndryshe për të gjitha rastet të cilat dyshohen si të montuara politikisht.
Petar Arsovski, njohes i mire i rrethanave politike në vend, konsideron se gjykatat nuk luajnë rolin që kanë, dhe kjo sipas tij është një fatkeqësi e madhe, sepse pamundësohet besimi i qytetarëve në drejtësinë e vendit.
“Për fat të keq bindja ime është se në Maqedoni shumë procese gjyqësorë po zhvillohen nën ndikim të politikës apo grupe të caktuara biznesore. Duhet të jemi të vetëdijshëm se nuk ka sisteme juridike ideale. Gjykatat në Maqedoni nuk luajnë rolin që duhet, dhe nuk po arrijnë që të krijojnë një praktikë të unifikuar gjyqësore. Përgjegjësia për të gjitha rastet për të cilat thuhet se janë të montuara politikisht bie mbi prokurorët dhe gjykatësit të cilët nuk po kryejnë punën e tyre në bazë të ligjit” – deklaroi analisti, Petar Arsovski.
Edhe për avokatin mbrojtës Naser Raufi, ekzistojnë dilema dhe dyshime serioze për raste gjyqësore të montuara, sidomos pas publikimit të disa bisedave të përgjuara nga ana liderit të opozitës Maqedonase Zoran Zaev.
E vërteta sipas Raufit mund të zbardhet vetëm nëse lëndët siç janë Sopoti, Monstra, dhe Lagja e Trimave, kalojnë në hetim që nga fillimi në Prokurorinë Speciale.
“Mendoj që nuk është momenti me të vërtet që të gjykohen kësi raste të montuara në këtë periudhë, kur jemi me një prokurori speciale dhe në krejt avokatët kemi kërkuar që këto tre raste apsolutisht të jenë në kompetenc të Prokuroris Speciale Publike. Së pari ne besim kemi vetëm te kjo prokurori pasi jemi dëshmitar se si punon krimi i organizuar dhe prokuroria e rregullt. Por përveç kësaj të trek to raste kanë të bëjnë me telefonatat e përgjuara edhe kjo është një plus që ingerenca dhe kompetenca është apsolutisht e PS”- tha avokati Naser Raufi.
Raufi shprehet se me rëndësi është që të tregohet kapacitet për ndërtimin e institucioneve të cilat me kredibilitet mund të udhëheqin procese gjyqësore. (Sanije Duraku, TVM2)
