Protesta për lirinë e mediave, servisi publik në shënjestër të protestuesve

07.05.2016 21:40

Lëvizja “Protesto” sonte ka protestuar për lirinë e mediave. Në shënjestër të tyre ishte servisi publik...

Me moton “Vdekje regjimit liri për RTVM-në” ata marshuan nga prokuroria speciale deri përpara servisit publik. Protestuesit gjatë gjith kohës brohëritnin s’ka drejtësi ska qetësi ndërkaq nuk munguan as thirjet për dorëheqje të pushtetit.

Para RTVM-së ata lëshuan edhe pjesë të bisedave të përgjuara për heshtjen e mediave ndërkaq në pamundësi për të qëlluar me ngjyra ndërtesën kryesore të servisit publik për shkak të forcave të shumta policore, ata qëlluan me gjyra pjesën e radios.

“Ata menduan se e kanë median më të madhe në Maqedoni. këtu gënjyen veten pasiqë media më e madhe është këtu, është populli I Maqedonisë. Vetëm se duhet politika redaktuese e popullit të shëndrohet politikë redaktuese e servisit publik, vetëm ashtu servisi public do të përmirësohet. Ne do ta arrijmë lirinë qytetare por edhe lirinë e mediave” – tha ish kryetar i këshillit për radiodifuzion, Zoran Stefanovski.

“Mbeti detyrë e jonja që të dnërtojmkë një maqedoni të re solidare dhe qytetare, një maqedoni e përbashkët për të gjithë, e sundimit të drejtës dhe të demokracisë. Kur ju shoh sot edhe pse bie shi, unë jo vetëm që janë e bindur por unë e dij se do të ketë drejtësi dhe do të ketë qetësi.” – deklaroi kryetarja e sindikatës së gazetarëve, Tamara Çausidis.

Protestuesit uruan policinë ditën e tyre ndërkaq ftuan ata që tu bashkangjiten. Protesta në përgjithësi ishte e qetë përpos një momenti kur protestuesit iu afruan barikadave policore.

Përpara shpërndarjes ata iu vërsulën edhe një xhiruesi që sipas pretendimeve të tyre nuk i përkiste asnjë mediumi por shërbimeve policore. Pasi ai u largua nga vendi i ngjarjes, edhe turma e protestuesve qetësisht u shpërnda. (Meral Ismaili, TVM2)