Lumezi, në shënjestër të prokurorisë edhe 32 raste

08.05.2016 12:29

Lumezi, me qëllim të mbrojtjes së hetimeve, nuk ka dashur të zbuloj detaje konkrete rreth këtyre rasteve...

Së fundmi policia e Kosovës ka kryer disa aksione të bastisjes dhe arrestimeve ku nuk janë kursyer as politikanët, përfshie dhe ish deputetin e PDK-së Azem Syla i cili tanimë ndodhet në paraburgim.

Ndërsa Kryeprokurori i Shtetit, Aleksandër Lumezi, paralajmëron se  Prokuroria ka në shënjestër edhe 32 raste të tjera të cilat kanë të bëjnë me vepra penale të krimit të organizuar dhe korrupsionit.

Lumezi, me qëllim të mbrojtjes së hetimeve, nuk ka dashur të zbuloj detaje konkrete rreth këtyre rasteve.