Kajro, persona të pa njohur kanë vrarë tetë polic

08.05.2016 12:40

Sulmues të pa identifikuar kanë vrarë tetë policë, përfshirë një oficer, në një qytet rreth 35 kilometra në jug të kryeqytetit të Egjiptit, Kajro...

Ministria e Brendshme e Egjiptit tha sot se katër burra të maskuar dhe armatosur kanë ndalur makinën e policisë dhe kanë vrarë të gjithë ata që ndodheshin brenda.

Deri tani, askush nuk e ka marrë përgjegjësinë për sulmin. Qindra policë dhe ushtarë janë vrarë gjatë kryengritjes në Egjipt, që nga mesi i vitit 2013, kur Abdel al-Sissi rrëzoi presidentin e zgjedhur islamik, Mohammad Morsi.