Aksione për pastrim të Vodnos dhe Matkës

08.05.2016 13:23

Aksione për pastrim të shpatet e Vodnos dhe kanionit Matkë paralajmëruan për sot disa organizata qytetare...

Nën moton "NË XHEP, nëse nuk ka ku tjetër!", vullnetarë të Lëvizjes për edukim dhe avancim të dialogut LEAD, do të transferohen deri te maja e Vodnos me teleferik, me ç'rast do të mbledhin mbeturina duke ecur në këmbë teposhtë deri në Vodno të Mesme.

Nga LEAD informojnë se ky do të jetë aksioni i parë nga gjashtë të planifikuarit për pastrim të shpateve të Vodnos në gjashtë muajt e ardhshëm.

Krahas pastrimit të malit, aksioni ka për qëllim edhe ta rrisë vetëdijen publike tek qytetarët për ruajtje të mjedisit jetësor. Për këtë qëllim, grupi i aktivistëve do të jetë i veshur me bluza me slloganin "NË XHEP, nëse nuk ka ku tjetër!", ndërsa gjatë aksionit të dytë do të ngjiten edhe 100 tabela druri me këtë sllogan.

Aksioni për pastrim të kanionit Matkë është pjesë e serisë së aktiviteteve të organizatave qytetare Go Grin, Hajde Maqedoni dhe Grashanica, që i organizojnë me përfaqësues të sektorit turistike dhe publik për pastrim të mbeturinave në Shkup, Ohër, Demir Kapi, Mavrovë dhe Krushevë. Qëllimi është mbështetja e aktiviteteve në turizmin në Maqedoni dhe përforcim të vetëdijes publike për problemin me mbeturinat posaçërisht në destinacionet turistike. (mia.mk)