Formohet shoqata për nëna të vetme, "Një mundet!"

08.05.2016 13:36

Në Shkup edhe zyrtarisht u formua shoqata për familje ku ekziston vetëm njëri prind, "Një mundet!''...

Ajo do të angazhohet për realizimin e kujdesit të përgjithshëm shoqëror dhe trajtimit të grave të vetme, të cilat nuk mund t'i realizojnë të drejtat e tyre ekonomike, sociale, humanitare, shëndetësore e arsimore

Shoqata, e cila  është është me vetëiniciativë dhe joprofitabile, u themelua më 4 maj pas një viti që në mënyrë joformale ishte nisur si lëvizje.

Kjo shoqatë do të meret edhe me organizimin e aktiviteteve humanitare dorë në dorë duke ua lehtësuar paksa jetën grave të cilat jetojnë me fëmijët e tyre dhe pa bashkëshort.