Kallëzim penal për keqpërdorim të të dhënave personale
Policia njoftoi se Sektori për krim kompjuterik dhe forenzikë digjitale pranë MPB-së deri te Prokuroria Publike e Shkupit ka dorëzuar kallëzim penal kundër J.K. (35), për shkak të ekzistimit të dyshimit themelor për vepër të kryer penale "keqpërdorim i të dhënave personale" sipas nenit 149, paragrafi 1 dhe 2 nga Kodi Penal i RM-së.

I denoncuari, siç qëndron në kumtesë, pa pajtueshmëri i ka furnizuar të dhënat furnizuese nga profilet e dy vajzave të moshës 18 dhe 20 vjeç në rrjetin social Fejsbuk, dhe aktivisht i ka përdorur disa herë me ç'rast ka bërë keqpërdorim të së dhënave të tyre personale në internet.
J.K. është qasur në profilet e të dëmtuarave dhe pa pajtueshmëri të tyre ka furnizuar fotografi nga profilet e tyre, dhe i ka postuar në ueb faqen e cila shpërndan materiale me përmbajtje pornografike, me ç'rast ekzistojnë bazë dyshimi se e ka kryer veprën penale. (mia.mk)