Policia ka zbuluar dy raste të migrantëve të paligjshëm
Prej tyre, 28 ishin nga Afganistani, 22 nga Iraku, tre nga Pakistani, një nga Siria, dy nga Irani dhe një nga India....

Në dy raste të ndara policia dje ka zbuluar migrantë të paligjshëm. Në rastin e parë, në hyrje të fshatit Stajkovë në drejtim të fshatit Bogorodicë, Gjevgjeli, dje në orën 6:00 nëpunësit policorë kanë gjetur 57 migrantë të paligjshëm në afërsi të automjetit transportues motorik "FAP" me targa të Velesit.
Prej tyre, 28 ishin nga Afganistani, 22 nga Iraku, tre nga Pakistani, një nga Siria, dy nga Irani dhe një nga India.
Siç informon MPB-ja, në orën 11:00 ata janë arrestuar në stacionin policor në vendkalimin kufitar "Bogorodicë" dhe do të dërgohen në Qendrën e pranimin për të huaj të MPB-së. Automjeti me vërtetim i është dorëzuar inspektorëve nga Qendra rajonale-Jug për procedurë të mëtutjeshme.
Në rastin e dytë, tre migrantët minoren janë zbuluar në një kamion në Idrizovë të Shkupit. Siç informoi MPB-ja,. shoferi i kamionit B.GJ. nga Nishi, Serbi, dje në orën 17:00 nga rimorkio i tij ka dëgjuar zëra të cilët kanë kërkuar ndihmë.
Kamionin me targa të Serbisë, ai e ka parkuar në lagjen Dërma, distrikt në fshatin e Shkupit, Idrizovë, në orët e hershme të mëngjesit pasi nga Greqia ka hyrë në Maqedoni. (mia.mk)
