Katër parti maqedonase koalicionin për ndryshime dhe drejtësi

08.05.2016 15:25

Disa parti më të vogla maqedonase si FRODEM- Fronti për Maqedoni Demokratike, Lidhja Demokratike, MORO-Partia e Punës dhe DEMOS, kanë formuar “Koalicionin për Ndryshime dhe Drejtësi”....

Ky koalicion në fakt paraqet një bllok të ri politik I cili do të angazhohet për nxjerrjen e vendit nga kriza politike në të cilën aktualisht ndodhet Deklaroi Pavle Trajanov nga Lidhja Demokratike e Maqedonisë.

“Maqedonia ndodhet në një krizë jashtzakonisht të rëndë, prandaj vlerësojmë se duhet të bashkohemi që sëbashku të kërkojmë zgjidhje për dalje nga kjo krizë politike. Edhe më tej mbetemi në qëndrimin se nuk ka kushte elementare për mbajtjen e zgjedhjeve të lira demokratike dhe kredibile, prandaj i mbështesim protestat në Maqedoni”- deklaroi Pavle Trajanov nga LDM.

Protestat duhet të vazhdojnë deri në tërheqjen e vendimit për falje dhe të shtyhen zgjehdjet, deklaroi Trajanov. Ndërsa Jove Kekenovski nga FRODEM theksoi se qëllimi i këtij koalicioni është nevoja për të shpëtuar nga kjo errësirë e forcave politike.

“Maqedonisë i duhen politikanë të përgjegjshëm. Qëllimi jonë është një Maqedoni e drejtë, e liruar nga strukturat kriminale dhe profiterët partiak” – tha Jove Kekenovski nga FRODEM.

Qëndrime të ngjashme paraqitën edhe Emil Atanasov nga DEMOS dhe Goran Zafirovski nga MORO- MORO- Partia e Punës. (Meral Ismaili, TVM2)