Protesta në Itali kundër murit austriak për migrantët

08.05.2016 17:47

Përleshje mes policisë dhe protestuesve që kundërshtojnë ngritjen e një gardhi ndërmdjet Austrisë dhe Italisë që ka për qëllim të mbyllë rrugën të cilën e përdorin refugjatët për t’iu drejtuar Europës veriore...

Protestuesit mbanin në duar pankarta, ku shkruhej “Hapni  kufijtë”, ndërsa mbanin veshur maska kundërgazi. Ata u përballën me rezistencën e policisë, e cila përdori gazin lotsjellës dhe bombat molotov për të shpërndarë turmën.

Me këtë rast dy pjestarë të policsisë mbetën të lënduar rëndë, ndërsa dhjetëra demonstrues u arrestuan. Mediat italiane raportuan se, protesta ishte organizuar nga një grup anarkist, nga Trentino e Italisë veriore.

Por derisa në Itaki u protestua kundër mbylljes së kufijve për migrantët në Gjermani marshuesit e ekstremit të djathtë kërkuan dorëheqjen e Kancelares Angela Merkel, pikërisht për shkak të politikësë së dyerve të hapura për refugjatët.

Ata u mblodhën jashtë stacionit qendror hekurudhor të Berlinit, ndërsa mbanin flamuj gjermanë dhe postera, ku shkruhej “Islamikët nuk janë të mirëpritur”.