Maqedoni

Kumanovës i kanoset kriza e ujit

18.03.2014 19:04

Për shkak të mungesës së të reshurave të borës dhe shiut, qyteti i Kumanovës pritet të përballet me probleme të mëdha rreth furnizimit të ujit...

Për shkak të mungesës së të reshurave të borës dhe shiut, qyteti i Kumanovës pritet të përballet me probleme të mëdha rreth furnizimit të ujit.
 
Këtë e dëshmon fakti se  të dy liqenet akumuluese, i Likovës dhe Gllazhnjës, aktualisht posedojnë vetëm rreth 7 milion metra kub ujë, nga 25 milion sa është kapaciteti akumulues i të dy liqeneve. 
 
Këtë e pohojnë edhe nga ekonomia e ujërave “ Fusha e Kumanovës dhe Likovës“. Kryeshefi i kësaj ndërmarrjeje, Emërlla Ukshini, thotë se bazuar nga gjendja aktuale në të dy liqenet, Kumanova do të përballet me mungesë të ujit. 
 
Nëqoftëse gjatë muajve të pranverës, vazhdon të mbajë mot pa të reshura të shiut, atëherë Kumanova do të përballet me krizën më të madhe të ujit të pijshëm, gjatë disa dekadave të fundit. (Nexhat Aqifi, TVM2)