Oer, si mund të ketë zgjedhje pa plotësimin e kushteve?
Dplomatët ndërkombëtarë vazhdojnë me apelet deri te politikanët në Maqedoni për tejkalimin e krizës politike...

Ambasadorja e Francës në vend Lorens Oer deklaroi se kriza politike po i shqetëson të gjithë dhe se duhet të gjindet zgjidhje për krizën. Aq më tepër ajo pyet se si mund të ketë zgjedhje më 5 qershor pa plotësimin e kushteve.
"Pyetemi si më 5 qershor do të ketë zgjedhje kur kushtet ende nuk janë harmonizuar midis partive politike, listat nuk janë gati dhe me të vërtetë duhet të dilet nga kjo krizë. Kriza politike në Maqedoni na brengos të gjithëve, veçanërisht mua sepse vij nga Franca një nga shtetet themeluese të Bashkimit Evropian. Me keqardhje e them që më 9 maj duhet ta festojmë Evropën në situatë kur jemi të brengosur për Republikën e Maqedonisë dhe e shtrojmë pyetjen si do të dilet nga kriza" – tha ambasadorja e Francës në Maqedoni, Lorens Oer.
Por edhe përkundër thirrjeve të vazhdueshme të ndërkombëtarëve gjat vikendit nuk pati lëvizje konkrete nga aprtit politike sa i përket krizës politike.
Në drejtim të zgjidhjes së krizës politike priotet të kontribuojë idërguari special i Gjermanisë Rajnhard Pribe, por nuk pritet që ai të arrijë në Maqedoni para 11 majit kur skadon afati për dorëzimin e listave të kandidatëve në KSHZ nga ana e partive politike për pjesmarrje në zgjedhjet e 5 qershorit.
Por për mbajtjen e zgjedhjeve në këtë date tanimë insiston vetëm VMRO-DPMNE, pasi tri partit tjera nënshkruese të marrveshjes së Përzhinos, BDI, PDSH dhe LSDM, janë shprehur kundër, ashtu si edhe shumica e partive jashtëparlamentare.
Por si do të anulohen zgjedhjet në kushte kur është shpërbërë kuvendi dhe si do të arrihet marrveshje mes katër partive, në kushte kur vendimi i presidentit për abolim ka shkaktuar reagime edhe te qytetarët, të cilët tanimë tre javë protestojnë duke kërkuar tërheqjen e vendimit për falje dhe dorëheqjen e presidentit? Kjo duket e vështirë për tu sqaruar edhe nga juristët edhe nga analistët politik në vend. (Meral Ismaili, TVM2)
