Vardari kampion i Maqedonisë në futboll
Ekipi I Vardarit është edhe njëherë kampion I Maqedonisë në futboll. Kuqezinjët nga Shkupi, në ndeshjen e parafundit të fazës së plejofit, të luajtur në Probishtip, ku u mjaftoi edhe një pikë, ia dolën të mposhtin rivalin lokal Shkupin dhe kësisoj, e mbrojtën titullin e fituar edhe vitin e shkuar....

Ndërkohë, Shkëndija, që humbi betejën për titullin me disfatën nga Vardari para dy javësh, nuk kishte problem për të mundur Sileksin në Gostivar, në një ndeshje në të cilën në listën e golashënuesve u regjistrua pas një periudhe të gjatë edhe Ferhan Hasani.
Nga ana tjetër, në grupin e plej autit, derbi I madh mes Renovës dhe Horizont Turnovës, u takoi minimalisht vendasve, të cilët pas kësaj fitore, me shumë gjasa siguruan ekzistencën në shoqërinë elitare edhe vitin e ardhshëm.
Tani, të përzgjedhurve të Qatip Osmanit, u mbetet të fitojnë javën tjetër Mlladostin si mysafirë dhe të arrijnë synimin që e kishin që prej fillimit të garës së plej autit. (Mustafa Ademi, TVM2)
KAMPIONATI FUTBOLLISTIK
Play off – java e 31-të
Shkëndija – Sileksi 3:0
Vardari – Shkupi 2:0
Bregallnica – Rabotniçki 0:0
Renditja:
1. Vardari 77
2. Shkëndija 72
3. Rabotniçki 43
4. Sileksi 43
5. Shkupi 38
6. Bregallnica 37
KAMPIONATI FUTBOLLISTIK
Play out – java e 32-të
Renova – Horizont T. 1:0
Metalurgu – Mlladost C.D. 4:0
Renditja:
1. Renova 44
2. Horizont T. 43
3. Metalurgu 19
4. Mlladost C.D. 19
