Dominim i kenianëve në maratonën e Shkupit

08.05.2016 18:58

Garuesit nga Kenia dominuan në maratonën e sivjeme të Shkupit, “Wizz Air Skopje Marathon 2016”, që u mbajt në rrugët e kryqendrës tonë...

Në fund, në konkurencën e gjithsej 8.000 garuesve në të dyja konkurencat,  I pari te caku arriti Kiprotich Kirui, I cili e kaloi shtegun me kohë prej 2 orë, 12 minuta dhe 36 sekonda, që pas tij të rradhitet bashkëatdhetari I tij, Richard Kiprono Bet, me ngecje prej 2 minuta ndaj fituesit. Piadestalin e meshkujve e kompletoi edhe një kenian tjetër, Edvin Kirputo Kirva.

Në konkurimin e femrave, kampione u shpall Gledis Jepkurio Bivot, që kilometrat e parapara I kaloi me kohë prej 2 orë, 40 minuta e 10 sekonda, duke triumfuar para etiopianes Shavaje Gamechu Debelu, qe ngeci më shumë se pesë minuta. Në piadestal u ngjit edhe Fabiola Jon Vilijam nga Tanzania.

Ndërkohë, në garën e gjysëm maratonës prej 21 kilometra, deri te trofeu erdhi garuesi nga Shqipëria, Ilir Kelezi, që triumfoi me kohë prej 1 orë, 10 minuta e 18 sekonda. I dyti ishte Dario Ivanovski nga vendi, ndërsa I treti Kristijan Stoshiç nga Sërbia.

Te femrat, më e shpejtë në gjysëm maraton ishte Daniela Baraç nga Sërbia, duke triumfuar para bashkëkombases Snezhana Millosheviç dhe vendases Andrijana Pop Arsova.

Në pesë kilometra, te meshkujt triumfoi Suat Kryeziu, ndërsa te femrat Renata Sokollovska. (Mustafa Ademi, TVM2)