Shporta mujore, qytetarët: Plotësojmë gjysmën e nevojave
Shporta e konsumatorit edhe më tej po varfërohet. Çmimet e larta dhe papunsia janë faktorët që shporta mujore, në të shumtën e rasteve të mbetet e përgjysmuar nga nevojat e një familjeje thonë qytetarët....

Dikur të paktën çmimet e tregjeve të gjelbërta siç është ai i Bitpazarit ishin të kapshme, por tani nuk arrijmë të blejmë edhe në treg thonë qytetarët e anketuar.
“Momentalisht prej vikendit e kendej shum shtrejnt jan çmimet , simbas meje çmimet janë të larta”
“Në rregull janë çmimet , populli ska pare ajo është problemi”
“Katastrof janë çmimet, pare nuk kanë njerëzit, buxhet nuk ka”
“Çmimet lir nuk ka rroga, pare nuk ka, rrogat vonohen, punë ska çmimet janë reale” – thanë disa nga blerësit e anketuar nga TVM2.
Blerësit ankohen për çmime të larta , nga ana tjetë shitësit thonë se çmimet nuk janë të larta por qytetarët nuk kanë para. Si shkaqe kryesore për numrin e vogël të blerësve në treg konsiderohet: papunësia, pensionet dhe rrogat e ulta.
“Rritje të çmimeve nuk ka shitje ska, shitja pak problem se njerezit nuk kane para”
“2 javët e para jane te mira në treg 2 javë jo , 2 javë jane te mira kur miren pensionet”
“Rritje të çmimeve nuk ka, shitje ka pak, pare nuk kane njerezit, ketu eshte problemi”
“As shitje, as njerez nuk ka, kurgjo hiq, skemi as shitje as njerez ska”.
“Shitje shumë pak ka, ekonomia ne vend esht bllokuar, pare nuk kane njerezit me social nuk blehet” – thanë disa nga shitësit e intervistuar nga ana e Televizionit tonë.
Statistikat flasin se pothuajse 75 për qind e rrogës mesatare në Maqedoni shpenzohet për sigurimin e gjërave elementare të ushqimit dhe pagesave të faturave.
Sipas raportit të Lidhjes së sindikatave , për të kaluar muajin një familjeje katër anëtarësh i nevojitën më së paku 32 mijë denarë, duke përfshirë shpenzimet për banim, ato për higjienë, transport, kulturë, veshmbathje dhe shëndet. (Gazmend Rexhepi, TVM2)
