Botë
"Dokumentet e Panamasë" prej sot do të bëhen të kapshme për opinion
09.05.2016 09:36
Miliona "Dokumentet e Panamasë", të cilat kanë shkaktuar skandal të madh për shkak të informacioneve...

Miliona "Dokumentet e Panamasë", të cilat kanë shkaktuar skandal të madh për shkak të informacioneve të nxjerra për mbulimin e të ardhurave në suaza botërore, do të bëhen të kapshme për opinion prej sot, bëri të ditur Konsorciumi ndërkombëtar i gazetarëve, të cilët i kanë zbuluar ato dokumente.
Baza e të dhënave do të mbajë informacione për mbi 200 kompani, konsorciume dhe fondacione, të regjistruara në 21 oaza tatimore, nga "Hong-Kongu deri te shteti amerikan Nevada", theksoi në kumtesë organizata, me seli në Uashington.
Nga fillimi i prillit, zbulimet e "Dokumenteve të Panamasë" kanë shkaktuar numër të madh të hetimeve në botë dhe kanë sjellë deri në dorëheqje të kryeministrit të Islandës dhe të ministrave spanjollë./mia
