Maqedoni

Për një javë 1.376 thirrje në linjën "Alo doktor"

09.05.2016 09:44

Gjatë javë së kaluar për këshilla mjekësore në linjën telefonike 02/15 123 për "Alo doktor" janë paraqitur 1.376 qytetarë...

Qytetarët më së shpeshti kanë kërkuar këshilla për tension të rritur të gjakut, ftohje, reagime të alergjisë, kafshime nga insektet, dhimbje simptominale dhe këshilla lidhur me sëmundjet kronike dhe gjendjet e shkaktuara nga moti i ndryshueshëm.
 
Të gjithë atyre personave të cilët kërkuan këshillë mjekësore në linjën telefonike "Alo doktor" u është dhënë ndihmë shëndetësore me këshillë dhe terapi simptomatike adekuate, kumtojnë nga Shtëpia shëndetësore Shkup.
 
Prej vendosjes së kësaj linje telefonike më 15 shtator 2014 ka pasur gjithsej 91669 thirrje për këshilla mjekësore.
 
Linja është në dispozicion çdo ditë 24 orë me qëllim që të mundësohet konsultim i drejtpërdrejtë mjekësor në momentin e paraqitjes së simptomave për çrregullime në shëndet.
 
Në linjën telefonike "Alo doktor" për këshillë mjekësore janë të kapshme gjithsej 25 mjekë. Thirrjet janë prej qytetarëve të të gjitha qyteteve të Maqedonisë./mia