Botë

Çeçeni: Nga sulmi i militantëve janë plagosur 6 policë

09.05.2016 10:18

Gjashtë policë janë plagosur sot nga një sulm i militantëve në një pikë kontrolli në Çeçeni të Rusisë...

Mëtutje, ministria e brendshme e Çeçenisë ka njoftuar se tre të plagosur në këtë sulm në kryeqytetin Grozni, janë në gjendje të rëndë shëndetësore.
 
Në Çeçeni janë shtuar masat e sigurisë, derisa Rusia dhe disa ish-republika sovjetike e shënojnë 71 vjetorin e fitores kundër Gjermanisë naziste në Luftën e Dytë Botërore.
 
Në ditëpn e sotme, para 12 viteve, është vrarë edhe ish-presidenti i Çeçenisë, Akhmad Kadyrov, gjatë paradës me rastin e Ditës së Fitores në Grozni.
 
Përgjegësinë për këtë sulm e patën marrë kryengritësit islamikë.
 
Aktualisht, Ramzan Kadyrov, që është djali i Akhmand Kadyrovit, është lider i Çeçenisë, i emëruar nga Kremlini./evropaelire