Botë

Rrëshqitje dheu në Kinë, dhjetëra të humbur

09.05.2016 10:40

Një rrëshqitje e madhe dheu ndodhi në provincën juglindore Fuzhian në Kinë, duke varrosur dhjetëra persona nën të...

Autoritetet kineze thanë se të paktën 35 persona janë shpallur të humbur, ndërsa mësohet se ekipet e shpëtimit kanë mundur të nxjerrin të gjallë deri tani nga mali i baltës dhe gurëve vetëm shtatë njerëz.
 
Rrëshqitja e dheut ndodhi në kontenë Taining dhe hodhi mbi 100 mijë metra kub baltë dhe gurë mbi një kantier ndërtimi.
 
Mësohet se pjesa më e madhe e kantierit ku po ndërtohet një hidrocentral dhe ndërtesat administrative të tij janë mbuluar nga dheu.
 
Rrëshqitja e dheut duket se është shkaktuar nga reshjet masive që ranë në zonë dhe që brenda 24 orësh prej të shtunën deri të diel sollën 20 centimetra shi.