Maqedoni
Nesër pa energji elektrike disa lagje të Shkupit
09.05.2016 11:26
Pa energji elektrike nesër nga ora 9:30 deri në orën 13:00 do të jenë konsumatorët e rrugës "Bagdadska" në komunën e Karposhit...

Siç kumtoi Qendra Rajonale për Menaxhim të Krizave e Qytetit të Shkupit nesër pa energji elektrike prej orës 8:30 deri në orën 14:30 do të jenë pjesë e konsumatorëve të fshatit Lubosh në komunën e Studeniçanit.
Në periudhën nga ora 9:30 deri në orën 15:00 pa energji elektrike do të mbeten konsumatorët e rrugëve "Drinska", "Viniçka", "Vashingtonska" dhe "Nov Zhivot" në komunën Shuto Orizarë si dhe përdoruesit e fshatit Arnakia e Poshtme në komunën Sarajit./mia
