Maqedoni

Gjatë fundjavës në Shkup 27 aksidente

09.05.2016 11:37

Gjatë tre ditëve të fundit në rajonin e SPB Shkup kanë ndodhur 27 aksidente trafiku...

Siç informon policia, nga gjashtë aksidente të premten, dy janë me pasojë të dëmit material, në tre aksidente lëndime të lehta kanë marrë pesë persona, ndërsa në një, një person është lënduar më rëndë.
 
Sipas Dragan M. Veljanoski nga SPB-Shkup, të shtunën është kryer kontroll në 11 aksidente rrugore nga të cilat pesë janë me pasojë të dëmit material dhe gjashtë janë me pasojë të lëndimeve trupore. Lëndime më të lehta kanë marrë tetë persona.
 
Dje është kryer kontroll në gjithsej 10 aksidente. Në tre është shkaktuar dëm material, ndërsa gjashtë janë me pasojë të lëndimeve trupore. Lëndime më të lehta kanë marrë 14 persona. Ka ndodhur edhe një aksident me pasojë të lëndimit të rëndë trupor në të cilin lëndime të rënda trupore kanë marrë një person.
 
Gjatë tre ditëve të fundit policia e trafikut ka sanksionuar 81 shoferë të cilët kanë lëvizur me shpejtësi më të madhe nga e lejuara, 26 shoferë e kanë drejtuar automjetin nën ndikimin e alkoolit dhe janë përjashtuar nga komunikacioni, katër kanë kaluar në të dritën e kuqe, ndërsa shtatë nuk e kanë shfrytëzuar rripin e sigurimit ose e kanë shfrytëzuar telefonin celular gjatë drejtimit të automjetit.
 
Janë hasur edhe 79 parkime të papërshtatshme të automjeteve, 10 shoferë kanë drejtuar automjet të paregjistruar, 14 këmbësorë kanë kaluar jashtë vijave të shënuara për këmbësorë ose në të kuqe, ndërsa tre shoferë nuk iu kanë dhënë përparësi këmbësorëve.
 
Me ndihmën e automjetit special "karrotrec", janë larguar 76 automjete të cilët e kanë penguar zhvillimin normal të komunikacionit të këmbësorëve dhe motorik.
 
Për sot është paralajmëruar protestë e Qendrës demokratike dhe zhvillim e cila do të mbahet në orën 17:30 minuta para ndërtesës së Qeverisë së Republikës së Maqedonisë./mia