Botë

Gaza, mungesa e energjisë elektrike, protestojnë fëmijët

09.05.2016 12:09

Fëmijët nga Gaza organizuan një protestë me kërkesën që të hiqet bllokada dhe të gjendet zgjidhje për ndërprerjen e energjisë elektrike...

Fëmijët nga Gaza organizuan një protestë me kërkesën që të hiqet bllokada dhe të gjendet zgjidhje për ndërprerjen e energjisë elektrike, e cila shkaktoi vdekjen e tre fëmijëve, raporton “Anadolu Agency”.

Në demonstratën të organizuar para ndërtesës së OKB-së, fëmijët mbajtën pankarta me mbishkrimet “Bllokada mbyt fëmijët nga Gaza” dhe “Të ndihmohen fëmijët nga Gaza”.

“Fëmijët nga Gaza vdesin për shkak të krizës me energjinë elektrike, por askush nuk e shikon këtë gjendje. Fëmijët tanë duan të jetojnë një jetë me dinjitet si fëmijët e tjerë në mbarë botën.”- u shpreh një protestues.