Maqedoni
Një vit nga ngjarjet e 9 Majit, familjarët marsh përkujtimor në “Lagjen e trimave”
09.05.2016 12:36
Banorët e “Lagjes së Trimave” në Kumanovë përkujtojnë sot një vjetorin nga ngjarjet e 9 Majit...

Banorët e “Lagjes së Trimave” në Kumanovë përkujtojnë sot një vjetorin nga ngjarjet e 9 Majit, ku gjatë luftimeve mes “Grupit të armatosur” dhe forcave policore, mbetën të vdekur tetë pjesëtarë të policisë dhe 14 pjesëtarë të grupit të armatosur.
Derisa ende po vazhdon gjykimi për pjesëtarët e “Grupit të armatosur”, banorët e “Lagjes së trimave” për sot kanë paralajmëruar marshin protestues në përkujtim të të rënëve dhe të burgosurve, duke theksuar se nuk do të lejojnë që ngjarjet e 9 Majit të keqpërdoren për përfitime të politikës ditore.
