Maqedoni

Mogerini mesazh për Ditën e Evropës: BE rrezikohet kur sillemi si evropianë me kohë të pjesshme

09.05.2016 12:41

Përfaqësuesja për Politikë të Jashtme në Bashkimin Evropian, Federica Mogherini, ka dhënë një mesazh për të gjithë qytetarët e Evropës...

Përfaqësuesja për Politikë të Jashtme në Bashkimin Evropian, Federica Mogherini, ka dhënë një mesazh për të gjithë qytetarët e Evropës, por edhe për politikanët që e udhëheqin atë në prag të Ditës së Evropës, 9 Majit.
 
Duke u ndalur te sfida kryesore që po përballet BE, ajo e kërcënimit terrorist, Mogherini shprehet se “ne i kemi mjetet për t’a mposhtur kërcënimin terrorist dhe për t’a parandaluar radikalizmin”.
 
"Bashkimi rrezikohet kur ndërtojmë muret në vend që t’i shembim ato.”- shprehet Mogherini në mesazhin e saj. Shefja e Politikës së Jashtme thotë se “BE rrezikohet kur sillemi si evropianë me kohë të pjesshme”.