Maqedoni

Pavlopulos: Kontesti i pazgjidhur për emrin, akoma mbetet veto-ja greke për Maqedoninë

09.05.2016 12:44

Kryetari i Greqisë, Prokopis Pavlopulos, ka deklaruar se Greqia nuk planifikon t’a heqë veton për hyrjen e Maqedonisë në BE dhe NATO derisa nuk e zgjidh çështjen e emrit...

Pavlopulos theksoi se ata që e kontestojnë identitetin grek në Maqedoni nuk mund të presin që Athina t’a tërheqë veton, e cila do t’i lejonte hyrje në Bashkimin Evropian dhe në NATO.

“Cinikët, falsifikatorët e historisë, të cilët për fat të keq janë pasardhës dhe trashëgimtarë të kulturës së regjimit totalitar, ashtu siç mund të shihej para ca kohësh me sjelljen e tyre ndaj refugjatëve, nuk kanë të bëjnë me miqtë e Greqisë, ata aq më shumë e gënjejnë veten se me qëndrimet e tilla mund të hyjnë në BE dhe NATO. Vetoja e Greqisë është vendosur dhe nuk ka bisedime për atë!”- tha Pavlopulos.