Botë
Gjatë raportimit - Korrespondenti i BBC ndalohet dhe dëbohet nga Koreja e Veriut
09.05.2016 13:14
Korrespondenti i BBC Rupert Wingfield-Hayes dhe ekipi i tij jan dëbuar nga Koreja e Veriut, pasi u arrestua gjatë raportimit të tyre...

Gazetari, prodhuesja Maria Byrne dhe kameramani Matthew Goddard u ndaluan nga zyrtarët të premten kur ata ishin gati për t’u larguar nga Koreja e Veriut.
Ai është marrë në pyetje për tetë orë nga zyrtarët e Koresë së Veriut dhe nënshkroi një deklaratë. Të tre u mbajtën gjatë fundjavës, por tani janë nisur për në aeroport.
Ekipi i BBC ka qenë në Korenë e Veriut përpara Kongresit të Partisë së Punëtorëve.
Udhëheqja e Koresë së Veriut ishte e pakënaqur nga raportimi i gazetarit në disa aspekte të jetës në kryeqytetin e këtij vendi komunist./Oranews
