Erdogan mesazh perëndimit: Turqia lufton e vetme kundër ISIS-it
Retorika e presidentit turk, Erdogan, kundër Perëndimit, po bëhet gjithnjë e më e ashpër...

Pas një sërë deklaratash të forta që kanë shënjestruar kryesisht Bashkimin Evropian, udhëheqësi turk akuzon aleatët perëndimorë se nuk po e ndihmojnë Ankaranë në luftën kundër “Shtetit Islamik”.
“Të gjithë ata që pretendojnë se po e luftojnë grupin në Siri, nuk kanë paguar kaq çmim të lartë sa ne e as i kanë shkaktuar ISIS-it dëme kaq të mëdha sa po i shkaktojmë ne. Ata na lanë vetëm në betejën kundër ISIS-it.”- tha Erdogan.
Komentet e tij vijnë pasi forcat turke vranë 55 militantë të organizatës terroriste në shenjë hakmarrjeje për sulmet raketore në një qytezë kufitare. Autoritetet i kanë kërkuar Perëndimit t’i ndihmojnë Turqisë në mbrojtjen e Kilisit dhe kufirit, por ndihma ka munguar dhe kjo ka nxitur reagimin e Erdoganit.
“Kur Turqia hapi zemrën dhe kufijtë për të shpërngulurit, ata i mbyllën menjëherë dyert, pasi ky u bë edhe shqetësim i tyre. Ata nuk e njohin mëshirën, drejtësinë, por vetëm diktaturën e tiraninë. Edhe pse kërkuam që bashkë të zgjidhim thelbin e problemit përmes krijimit të zonave të sigurta në Siri, ata vazhdojnë t’a shmangin këtë çështje.”- thotë Erdogan.
Kilis, rreth 60 km në veri të Aleppos, qyteti i dytë më i madh sirian, që përfaqëson edhe çmimin më të madh të fitores në konfliktin pesëvjeçar në vend.
Atje janë të strehuar 110 mijë refugjatë sirianë.
