Botë
Janë shpëtuar 74 refugjatë në ishujt Lezbos dhe Farmakonisi
09.05.2016 14:13
Roja bregdetare greke ka shpëtuar 74 refugjatë dhe emigrantë në tre ditët e fundit, lajmëron BTA...

Refugjatët dhe emigrantët janë shpëtuar në dy operacione të rojes bregdetare në rajonin e ishujve Lezbos dhe Farmakonisi në Detin Egje.
Sipas të dhënave të fundit, numri i refugjatëve dhe emigrantëve që qëndrojnë në Greqi është rreth 54 mijë, por në përgjithësi vlerësohet se rrjedha është zvogëluar dukshëm si rezultat i zbatimit të marrëveshjes mes BE-së dhe Turqisë./mia
