Maqedoni

Një djalë është lënduar në zjarrin në një trafostacion

09.05.2016 14:51

Një djalë katërmbëdhjetëvjeçar ka marrë djegie në trup pasi që mbrëmë ka rënë në trafostacionin në lagjen "Zhabino Maallo" të Prilepit...

MPB-ja kumtoi se një grup prej disa fëmijëve mbrëmë rreth orës 19:00 kanë kaluar pranë stacionit, në të cilën është hapur dera në hapësirën tek siguresat e tensionit të lartë.
 
Nga shkaqe të panjohura deri më tani ka shpërthyer zjarr, me ç'rast njëri prej fëmijëve në moshë 14 vjeçare nga Prilepi ka rënë në trafostacion.
 
Fëmijët e tjerë kanë arritur ta nxjerrin, por nga zjarri ka marrë djegie në pjesën e kurrizit, duart dhe në këmbën e djathtë.
 
Një ekip i TPPE- Prilep e ka shuar zjarrin në trafostacion./mia