Botë

Tiranë, votohet në parim reforma në drejtësi

09.05.2016 15:06

Më në fund, politika shqiptare bie dakord për reformën në drejtësi...

E kthyer në një nga refrenet kryesore të ditës, reforma për drejtësi ka mundur që të marrë konsensusin e mazhorancës dhe opozitës, duke u miratuar në parim.
 
Përfaqësuesi i demokratëve, Eduard Halimi, tha se kjo nuk do të thotë votë politike, por nisje e diskutimeve nen për nen të draftit. Ndërsa deputeti socialist, Xhafa, e cilësoi si arritje.
 
“Procesi sot me votimin në parim mori një hap për diskutimin nen për neni. Nesër do të fillojë diskutimi nen për nen për amendamentet kushtetuese. Qëndrimi i opozitës është votimi pro për fillimin e diskutimit nen për nen.”- deklaroi deputeti i PD-së, Eduard Halimi.
 
“Çdo ditë do të punojmë për të ezauruar çdo kapitull. Me vullnet, nuk ka arsye pse të mos përfundojë në kohë të shkurtër. Debatin e kemi ezauruar, kështu që ka shumë pak çështje që mund të kenë nevojë për vendimmarrje politike.”- tha kryetari i Komisionit për reforma në drejtësi, Fatmir Xhafa.
 
Ambasada e ShBA-ve, nga ana tjetër, e cilësoi këtë konsensus si të pazakontë për Shqipërinë.
 
Ndërsa kryeministri, Edi Rama, dhe kreu i Kuvendit, Ilir Meta, e cilësuan miratimin në parim të reformës, si një vendim ogurmirë në ditën e Evropës.
 
Reforma në drejtësi synon spastrimin e drejtorisë në Shqipëri nga gjyqtarët dhe prokurorët e korruptuar.
 
LULJETA NDOKA