Maqedoni
Eurosong 2016, ethet kanë filluar, gjysmëfinalja e parë nesër live në TVM2
09.05.2016 15:25
Kanë filluar tashmë ethet për 42 pjesëmarrësit në edicionin e 61 të Festivalit Evropian të Këngës...

Gjysmëfinalja e parë është nesër në orën 21, në fund të së cilës do të dihen edhe finalistët e parë.
Shqipëria dhe Maqedonia garojnë të enjten dhe ky është lajm i mirë për të gjithë ne, pasi edhe sivjet kemi të drejtë të votojmë për këngën shqiptare për t’a dërguar në finalen e madhe.
Mbrëmë, në Rojal Hause, në Stokoholm, u shpall edhe zyrtarisht i hapur festivali i sivjetmë me parakalimin e këngëtarëve dhe delegacioneve në qilimin e kuq.
Përfaqësuesja e Shqipërisë, Eneda Tarifa, dhe Kaliopi që sivjet përfaqëson Maqedoninë, këtë mbrëmje e shijuan më mirë se të gjithë.
