Maqedoni
Kryqi i Kuq hapi Qendrën e re për logjistikë
09.05.2016 16:00
Në Shkup u hap sot Qendra e re për logjistikë e Kryqit të Kuq. Me këtë rast, Kryqi i Kuq i Maqedonisë...

Në Shkup u hap sot Qendra e re për logjistikë e Kryqit të Kuq. Me këtë rast, Kryqi i Kuq i Maqedonisë iu bashkëngjit Ditës Botërore të Kryqit të Kuq dhe Gjysmëhënës së Kuqe, që sivjet u shënua nën moton “Gjithkund për gjithsecilin".
Qëllimi i Qendrës për logjistikë është përforcimi dhe përparimi i kapaciteteve për përkrahje logjistike të shoqatës nacionale.
“Bëhet fjalë për një kapacitet që në të ardhmen do të na mundësojë ne si organizatë, si Kryqi i Kuq, t’i përmirësojmë shërbimet tona, që të mundemi në mënyrë më efikase të realizojmë misionin dhe vizionin e Kryqit të Kuq të Maqedonisë.”- deklaroi sekretari gjeneral i Kryqit të Kuq, Sait Saiti.
“Kryqi i Kuq i Gjermanisë ka dhënë një kontribut për rikonstruimin e këtij objekti dhe presim se do ketë përforcim dhe përparim të kapaciteteve të Kryqit të Kuq këtu në Maqedoni.”- tha përfaqësuesi i Kryqit të Kuq të Gjermanisë, Mario Gajger.
Qendra për logjistikë në lagjen “Momin Potok”0 ka një hapësirë prej 1000 metra katrorë dhe investimi kap vlerën prej 20 milionë denarësh.
REJHANE BUSHI-METAJ
