Maqedoni
UT dhe SÇE me debat: “Yjet e BE-së"
09.05.2016 17:12
UT në bashkëpunim me Sekretariatin për Çështje Evropiane, organizuan sot debat me temë: "Yjet e BE-së", temë e të cilit ishte diskriminimi gjinor...

Ky organizim u bë pikërisht më 9 Maj në Ditën e Evropës. Nga ky debat zëvendëskryeministri për Çështje Evropiane, Arbër Ademi, dërgoi një porosi tek të gjithë, se rruga e vetme dhe aspiratat e vendit janë drejt eurointegrimeve dhe anëtarësimi sa më i shpejtë në NATO, dhe se çdo opsion tjetër është i gabuar.
“RM aspiratë të saj ka anëtarësimin e saj në strukturat e saj euroatlantike dhe zhvendosje në aspiratat e veta nuk ka dhe nuk duhet të ketë. Ne nuk mendojmë për ndonjë opsion tjetër, ne nuk mendojmë për ndonjë alternativë tjetër, por opsioni ynë i vetëm dhe alternativa e jonë e vetme është realizimi i qëllimeve tona të gjata strategjike. Këto qëllime janë me anëtarësimin e vendit tonë në BE-së dhe me anëtarësimin e vendit tonë në NATO”- deklaroi zëvendëskryeministri për Eurointegrime, Arbër Ademi.
“Fakti që studentët bëjnë pjesën më të madhe të audiencës, është një kënaqësi më e madhe, sepse ne bëjmë përpjekje që brezat e ri të komunitetit akademik gjithmonë të jenë të organizuar, orientuar për një Evropë të bazuar mbi vlera dhe shpresa të përbashkëta për një kontinent të bashkuar.”- theksoi dekani i Juridikut në UT, Ferat Polisi.
Maqedonia që nga viti 2005 ka statusin e shtetit kandidat për anëtarësimin e saj në familjen e madhe evropiane. Ndërkohë, situata politike që e ka kapluar këto vitet e fundit vendin tonë e largon edhe më shumë Maqedoni nga rruga drejtë NATO-s dhe Bashkimit Evropian.
VISAR SADIKI
