Maqedoni

Kumanovë, marsh përkujtimor për ngjarjet në “Lagjen e trimave”

09.05.2016 18:23

Sot u mbush një vit nga ngjarjet e majit të vitit të kaluar, kur në orën pesë të mëngjesit të 9 majit banorët e “Lagjes së trimave”...

Sot u mbush një vit nga ngjarjet e majit të vitit të kaluar, kur në orën pesë të mëngjesit të 9 majit banorët e “Lagjes së trimave” u zgjuan të tmerruar nga të shtënat e shumta të armëve në kuadër të aksionit policor kundër “Grupit të armatosur”, me ç’rast tetë policë humbën jetën, kurse mbi 40 të tjerë ishin të plagosur, si dhe 10 pjesëtarë të “Grupit të armatosur”.
 
Gjithashtu 68 shtëpi ishin tërësisht të shkatërruara, kurse banorët e këtushëm përjetuan trauma të tmerrshme nga ajo që përjetuan në lagjen e tyre.
 
Një vit pas, në përkujtim të viktimave të rëna, familjarët e “Lagjes së trimave” organizuan një marsh përkujtimor në nderim të viktimave të rëna.
 
Marshi  filloi nga “Lagja e trimave” vazhdoi nëpër rrugët e Kumanovës dhe në mënyrë të qetë e dinjitoze përfundoi në “Lagjen e trimave”.
 
NEXHAT AQIFI