Maqedoni

Protesta e 13 prillit, përfaqësuesit e “Së Majtës” para prokurorit

09.05.2016 18:47

Anëtarët e Partisë “E Majta” janë paraqitur sot në Prokurorinë Themelore për të dëshmuar rreth protestës së 13 prillit, gjatë të cilës u demolua zyra e presidentit...

Nga partia “E Majta” kanë thënë se e respektojnë punën e Prokurorisë Themelore dhe se për të gjithë të dyshuarit në netët e para të protestave duhet të ngrihet procedurë gjyqësore, e jo të shqiptohet masë paraburgimi.
 
Njërit prej të ndaluarve për protestën, Mariglen Ademit, i është hequr tashmë masa e paraburgimit.
 
Nesër para gjykatës pritet të dalin edhe Zdravko Savevski dhe Vlladimir Kunovski, të cilët ndodhen në paraburgim shtëpiak. 
 
“Seanca e parë sot kaloi mirë, unë jam i pafajshëm dhe atë e kam dëshmuar sot, tani mbetet që të mblidhen të gjitha dëshmitë nga prokuroria dhe në fund të dal para gjyqit. Sot e dhashë deklaratën e parë, por më thanë se nuk ka nevojë për masë paraburgimi shtëpiak apo efektiv.”- deklaroi Maringlen Ademi nga “E Majta”.
 
“Nuk ka dilemë se këto janë përpjekje të kota të regjimit, duke mbjellë frikë për të mposhtur lëvizjen protestuese, por prandaj ju bëjmë thirrje, ashtu siç i fituam fashistët para 70 vitesh, ashtu do t’ju ftojmë edhe juve. I ftojmë qytetarët që në numër sa më të madh sot të dalin në protesta.”- tha Branimir Jovanoviç nga “E Majta”.