Maqedoni
BE, agjentë të antiterrorit në kampet e refugjatëve italo-greke
09.05.2016 19:58
Bashkimi Europian po dërgon agjentë të antiterrorit në kampet e refugjatëve në pika të ndryshme të Greqisë dhe Italisë, me qëllim identifikimin e luftëtarëve xhihadistë...

Lajmin e bën të ditur spanjollja “El Pais”, që citon kolonelin Manuel Navarrete, drejtor i Qendrës europiane kundër terrorizmit, e ngritur këtë vit.
Sipas gazetës iberike, specialistë të Europol, të njohur ndryshe si “oficerët mysafirë”, po ndihmojnë autoritetet e dy vendeve të identifikojnë terroristët e mundshëm.
“Bëhet fjalë për persona që kanë rastin të shfrytëzojnë këtë fluks refugjatësh duke u fshehur mes tyre për të hyrë në Europë”, ka deklaruar oficeri i lartë spanjoll./Top Channel
