Maqedoni
“Revolucioni i larmë” protesta në Shkup dhe disa qytete
09.05.2016 21:03
Lëvizja Civile “Protestoj” vazhdoi revulucionin e larmë në Shkup...

Ata vazhdojnë të qendrojnë në rrugë dhe të shprehin revoltën e tyre kundër vendimit të presidentit Ivanov për faljen kolektive të politikanëve, kërkojnë dorheqjen e presidentit Ivanov, anulimin e zgjedhjeve të caktuara për 5 qershor, kyçjen e sektorit civil në bisedimet për zgjidhjen e krizës politike dhe formimin e një qeverie kalimtare e cila do t’i implementojë reformat urgjente nga raporti i PRIBE-së. Ata sërish hodhën ngjyrë në portën triufale, ndërsa protestuan edhe para Kuvendit dhe Qerverisë.
“Ne jemi krenar që jemi të bashkuar në këtë betejë. Lufta jonë kundër fazhizmit vazhdon edhe më tej sepse ne nuk jemi të vetmit viktima të këtij regjimi por janë edhe ata 260 mijë të tjerë që u shpërngulën prej Maqedonisë për shkak të situatës së vështirë. Viktima gjithashtu janë dhe lehonat dhe shumë qytetarë të tjerë që pësuan nga ky regjim viteve të fundit”,tha një protestues.
Protestat e Lëvizjes civile “Protestoj” organizohen për të 5-tën javë dhe të njëjtat do të vazhdojnë për çdo ditë deri në plotësimin e kërkesave të tyre. Protesta të njëjta nga kjo lëvizje u organizuan edhe në dhjetra qytete të tjera të vendit.
REXHEP QAMILI
