Maqedoni

Protesta shqip në Shkup

09.05.2016 21:43

Nën moton Dita D Drejtësi, Dinjitet , Demokraci, qyterarë të shumtë të organizuar nga këshilli opozitar, kanë marshuar nga Parku i Çairit deri në qeveri...

Nën moton Dita D Drejtësi, Dinjitet , Demokraci,  qyterarë të shumtë të organizuar nga këshilli opozitar, kanë marshuar nga Parku i Çairit deri në qeveri, ku protestuan kundër dyshes qeverisëse VMRO-BDI, si dhe shprehën revoltën e tyre kundër rasteve të montuara, me çka kërkojnë zbardhje të plotë të të gjitha proceseve të montuara, sikur ajo e rastit të Kumanovës, por edhe e rastit Monstra.
 
Por megjithëse kjo protestë u konceptua si protestë e shumë partive jashtparlamentare, para të pranishmëve kanë foilur vetëm kryetari I Lëvozjes Besa dhe përfaqsuesit e këshillit opozitar. 
 
“Kjo Maqedoni do I ketë shumë keq punët nëse ende mendon se mund ta ndërtojë veten me zërin e atyre vazalëve që I kanë në atë ndërtesë. Unë e di se prej nesër do të pyesin dashamir e dashakeq, pse në protesta shqiptare këndohet vetëm himn  I shqiptarëve, pse nuk protestohet së bashku me maqedonsasit, pse nuk ka këtu asnjë flamur të Maqedonisë. Ne 26 vite këtij shteti I themi që do e respektojmë himnin maqedonas kur ta ketë një strofë në gjuhën shqipe”, Kim Mehmeti, përfaqsues i këshillit opozitar.
 
“Ne jemi këtu sepse ky vend është shndruar në një vend ku presidenti I fal kriminelët, ky vend është shndruar ku kryministri është krimineli kryesor, ku shefi I shërbimit secret është cari I këtij vendi, edhe këtë sdo ta lejojmë, ku Prokuroria Speciale jep llogari para Ministrisë së Punëve të Brendshme”, Bilall Kasami, kryetar i lëvizjes “BESA”.
 
“Askush nuk guxon ta pengojë punën e Prokurorisë Speciale Publike dhe Ivanovi ta tërheqë vendimin për abolim. Është nevojë imediate edhe formimi i Gjykatës Speciale. Zgjedhje duhet të ketë vetëm kur do të përmbushen të gjitha kushtet. Për shqiptarët e Maqedonisë, ato janë të papranueshme pa zërin e vërtetë të shqiptarëve. Zëri i vërtetë i shqiptarëve është këtu, në këtë protestë. Duhet të fillojë procesi i ridefinimit të shtetit; ky proces është i pashmangshëm”, Orhan Murtezani, nga këshillit opozitar.
 
Pas mbarimit të protestës, protestuesit theksuan se ka mbaruar vetëm protesta por nuk kanë mbaruar edhe kërkesat e tyre. Ata thonë se do të dalin gjithnjë në rrugë për të mrbojtur të drejtat e shqiptarëve. Protesta e sotme kaloi qetë dhe pa incidente.
 
ERSAN PAJAZITI