Botë

Kitaroviq bëri thirrje për pajtim kombëtar

10.05.2016 09:35

Presidentja e Kroacisë Kolinda Grabar Kitaroviq dërgoi thirrje për pajtim mes ithtarëve të majtistëve dhe djathtistëve në emër të ardhmërisë së vendit...

Në fjalimin televiziv mbrëmë me rastin e Ditës së fitores Kitaroviq tha se Kroacia është e ballafaquar me "eskalimin e mostolerancës, gjuhës së urrejtjes dhe festimin e regjimit të përndjekur kriminal".
 
Sipas saj, ndarjet e tanishme i rrënojnë bazat e shtetit.
 
Kundër Qeverisë së re djathtiste ka akuza se bëhet sikur nuk e vëren qasjen e djathtistëve ekstremë dhe se ka kontribut për përforcimin e qëndrimeve fashiste në Kroaci, transmeton BTA./mia