Botë

Varela: Panamaja do të bashkëpunojë në hetimin ndërkombëtar për ofshor llogaritë

10.05.2016 10:14

Presidenti i Panamasë, Huan Karlos Varela sot deklaroi se vendi i tij do t'i ndajë informacionet dhe do të bashkëpunojë...

Presidenti i Panamasë, Huan Karlos Varela sot deklaroi se vendi i tij do t'i ndajë informacionet dhe do të bashkëpunojë me hetimin ndërkombëtar për ofshorr llogaritë e Panamasë, pas zbardhjes së djeshme të një pjese të të ashtuquajturave "Dokumentet e Panamasë", transmetojnë mediat amerikane.
 
Konsorciumi ndërkombëtar i gazetarëve hetues dje në sajtin e tij publikoi një pjesë nga miliona dokumentet, të cilat "rrjedhin" nga firma e avokatëve të Panamasë "Mosak Fonseka" për shfrytëzimin e parajsave tatimore dhe "firmave fantom" nga njerëz të pasur dhe të fuqishëm me qëllim të mbulimit të parave dhe shmangies së pagesës së tatimeve.
 
"Mosak Fonseka" kumtoi se rrjedha e dokumenteve është rezultat i sulmit të hakerëve në sistemin e tyre, Varela para gazetarëve në Panama Siti tha se mendoj se duhet më intensivisht të fillojë të flitet për atë çka ndodh në Panama. "Dokumentet e Panamasë janë problem në sistemin financiar botëror", shtoi ai.
 
Gazetarët hetues, të cilët i studiojnë informacionet nga Dokumentet e Panamasë, kumtuan se forma e avokatëve "Mosak Fonseka" ka pasur lidhje me dhjetëra amerikanë, të akuzuar për kundërvajtje financiare.
 
Gazetarët deklaruan se një nga veprimet e "Mosak Fonseka" ka qenë për të themeluar kompani ofshor për njerëz të cilët kanë pasur probleme me drejtësinë.
 
Themelimi ofshor kompani nuk është e paligjshme, por këto kompani pastaj mund të jenë të dobishme për mbulimin e parave nga autoritetet, përmendin mediat amerikane./mia