Maqedoni
Nëntë aksidente në Shkup, 12 të lënduar
10.05.2016 10:47
Dymbëdhjetë persona kanë pësuar lëndime të lehta në shtatë prej 10 aksidenteve të regjistruara të komunikacionit në Shkup gjatë 24 orëve të fundit...

Tre nga aksidentet ishin me pasoja dëme materiale.
Siç informon për MIA-n inspektori kryesor Sasho Damjanovski nga SPB-Shkup, gjatë ditës së djeshme policia e komunikacionit ka zbuluar dhe sanksionuar një numër të madh të shkeljeve.
Njëzetë e shatë shoferë nuk e kanë respektuar kufizimin e shpejtësisë së lëvizjes, dy shoferë e kanë drejtuar automjetin nën ndikimin e alkoolit dhe janë përjashtuar nga komunikacioni, tre kanë kaluar në të dritë të kuqe, dhe po aq shoferë nuk e kanë shfrytëzuar rripin e sigurimit ose e kanë shfrytëzuar telefonin celular gjatë drejtimit të automjetit. Janë hasur edhe gjashtë shoferë të cilët kanë drejtuar automjetin pas skadimit të lejes së qarkullimit.
Me ndihmën e automjetit special "karrotrec", gjatë ditës së djeshme janë larguar 4 automjete./mia
