Show Biz

Ja për çfarë e akuzon Aurela Gaçe, Shyhrete Behlulin (Foto)

10.05.2016 10:58

Këngëtarja Shyhrete Behluli para pak javësh ka publikuar këngën e saj të re me titull “Shpirti i shpirtit tim”...

E duket se kjo gjë nuk i ka pëlqyer këngëtares Aurela Gaçe.
 
Këngëtarja nga Shqipëria me të mësuar se këngëtarja nga Kosova paska publikuar një këngë me të njëjtin titull me atë të këngës së saj, të krijuar 3 vite më parë, ka reaguar, përcjell kolona.al
 
Ajo përmes llogarive të saj në Instagram e Facebook ka publikuar këngën e saj dhe atë të Shyhretës si dhe artikullin e gazetës WHO e cila kishte bërë lajmin që “Shyhrete Behluli i kopjon titullin e këngës Aurela Gaçes”, dhe ka pyetur “Edhe kjo ndodhi?”.
 
Por kanë qenë ndjekësit e saj në Instagram të cilët nuk e kanë parë shumë tragjike këtë gjë, pasi sipas disave ky është gabimi i tekst shkruesit por jo i këngëtares, e disa të tjerë e kanë arsyetuar se bëhet fjalë për një titull dhe asgjë më shumë.