Botë

Alepo: Vazhdohet armëpushimi për 48 orë

10.05.2016 11:04

Ndërprerja e zjarrit në Alepo, qyteti i cili gjendet në veri të Sirisë, do të vazhdohet për 48 orë...

Ndërprerja e zjarrit në Alepo, qyteti i cili gjendet në veri të Sirisë, do të vazhdohet për 48 orë, duke filluar prej sot në mëngjes, një orë pas mesnate sipas kohës lokale, e deri nesër në mesnatë, lajmëroi agjencia siriane e lajmeve SANA, duke iu referuar komandës së ushtrisë siriane.
 
Vendimi për vazhdimin e armëpushimit është sjellë pasi në përleshjet nga 22 prilli deri tani në Alepo e kanë humbur jetën rreth 300 njerëz.
 
Disa pjesë të Alepos janë nën kontroll të kryengritësve, përderisa pjesët e tjera i kontrollojnë forcat qeveritare./mia