Botë

Gjermani, katër të plagosur nga therja me thikë

10.05.2016 11:32

Katër persona janë therur me thikë në lindje të stacionit të Mynihut...

Policia ka filluar hetimet dhe po dyshojnë në një lidhje të mundshme me militantët islamikë. 
 
Rasti ka ndodhur sot në orën 05:00 të mëngjesit, ku njëra nga viktimat është në gjendje të rëndë shëndetësore.
 
Sipas dëshmitarëve, sulmuesi para se ta kryente aktin kishte bërtitur “Allahu Ekber”, ndërsa akoma nuk dihen motivet e sulmit.